Vdes në aksident, doktori kosovar!

Vdes në aksident, doktori kosovar!

Kronika January 25, 2020 - 11:12

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Balincë të Malishevës. I vdekur ka mbetur Gjon Gjidoda, doktor në qytetin e Klinës. 40 vjeçari për shumë vite shërbeu si mjek në ambulancën e komunës së tij, raporton Indeksonline

Rastin e ka konfirmuar, shefi i trafikut për Rajonin e Gjakovës, Albin Sahatqija. “Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një vet aksident në fshatin Balincë të komunës së Malishevës, ku si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë, viktima me inicialet GJ.GJ, në një kthesë të rrugës është rrokullisur me veturë dhe ka goditur murin afër një dyqani.

Viktima është dërguar në IML për obduksion, ndërsa Policia po merret me rastin”, ka thënë ai. 

Image