Kirurgët që u rrahën dje në sallë të operacionit, hetohen nga Prokuroria

Kirurgët që u rrahën dje në sallë të operacionit, hetohen nga Prokuroria

Kronika January 23, 2020 - 15:49

Kardiokirurgi Dr. Adem Grbolar dhe specializanti Dr. Endrit Shala gjatë ditës së djeshme kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete e cila ka rezultuar me rrahje në sallën e operacionit, në QKUK.

Për të marrë informacione shtesë për rastin, IndeksOnline ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë, por të njejëtit nuk kanë pranuar të japin detaje duke thënë janë ndërrmarrë veprime hetimore.

“Duke ju referuar kërkesës suaj për informata, ju njoftojmë se lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke ndërmarrë veprime hetimore për sqarimin e kësaj çështjeje penale”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj për IndeksOnline.

Ndërsa drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu, dje për IndeksOnline ka thënë se ndaj dy personave do të merren masa.

 “SHSKUK ju njofton se është njoftuar  lidhur me rastin e një mosmarrëveshje që ka ndodhur në kardiokirurgji. 

Rasti do të hulumtohet  dhe do të veprohet konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Sejdiut.