Në këtë mënyrë rrezikojnë jetën punëtorët e ndërtimtarisë në Prishtinë

Në këtë mënyrë rrezikojnë jetën punëtorët e ndërtimtarisë në Prishtinë

Kronika January 21, 2020 - 14:05

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se një punëtor i një kompanie të çimentos, ka mbetur i vdekur si pasojë e rënies nga 40 metra lartësi, derisa ishte duke punuar në Han të Elezit.

E vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve gjatë orarit të punës e sidomos të atyre që punojnë në fushën e ndërtimtarisë nuk janë edhe aq të rralla në Kosovë.

E këto raste po ndodhin si pasojë e kushteve jo të mira në punë dhe mungesës së mjeteve elementare mbrojtëse gjatë punës.

Një lexues i GazetaBlic ka dërguar video dhe foto, ku gjatë ditës së sotme janë parë disa punëtorë mbi një ndërtese të cilët sipas pamjeve shihen që janë duke punuar pa mbrojtëse kështu duke vë në rrezik edhe jetën e tyre gjatë punës.

Ndërtesa e cila shihet në video është në lagjen Lakërishte tek rrethi kryesor, e kjo ndërtesë i takon Dukagjini Residence.

Në videon më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi ku u rrezikohet jeta punëtorëve në këtë ndërtesë: