Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Katër persona tentojnë të grabisin bankomatin në Prishtinë, ikin nga vendi i ngjarjes

Katër persona tentojnë të grabisin bankomatin në Prishtinë, ikin nga vendi i ngjarjes

Kronika January 21, 2020 - 12:55

Katër persona të dyshuar kanë tentuar të grabisin bankomatin e një banke në Prishtinë

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Raportohet se katër të dyshuar të panjohur kanë tentuar që me forcë të grabisin bankomatin e një banke”, thekson raporti.

Po ashtu, bëhet e ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi I ngjarjes me një veturë me targa vendore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.