Kërcënohet doktoresha nga Deçani, arrestohet i dyshuari

Kërcënohet doktoresha nga Deçani, arrestohet i dyshuari

Kronika January 19, 2020 - 13:46

Një doktoreshë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, është kërcënuar me fjalë nga një person, në vendin e saj të punës.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku në vendin e ngjarjes policia nuk ka arritur të takojë të dyshuarin.

“Është raportuar se viktima femër K/Shqiptare doktoreshë, është kanosur me fjalë në vendin e punës nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Njësia policore nuk ka takuar të dyshuarin. Rreth orës 19:05 është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore”, thuhet në njoftimin e policisë.