Plaçkitet një person në Fushë Kosovë

Plaçkitet një person në Fushë Kosovë

Kronika January 19, 2020 - 11:38

Të shtunën rreth orës 19:30, një person ka raportuar se derisa ka qenë në këmbë duke shkuar në shtëpi, në rrugë i ka dalë një person dhe sipas tij, e ka goditur në kokë dhe me dhunë ia ka marrë 300 euro.

Pas kësaj, i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur.Sipas viktimës, i dyshuari është i njohur për të dhe familjen e tij.

I dyshuari është kërkuar nga Policia, por nuk është gjetur në shtëpi.