Sulmohet me mjet shpërthyes Qendra e Mjekësisë Familjare në Pejë

Sulmohet me mjet shpërthyes Qendra e Mjekësisë Familjare në Pejë

Kronika January 17, 2020 - 20:28

Një mjet shpërthyes u hodh në drejtim të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë.

Ndonëse objekti  vëzhgohet me kamera, ato nuk e kapën pjesën që e kaploi zjarri.

Në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, një mjet shpërthyes u hodh në drejtim të Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë.

Edhe pse rezultoi pa dëme, gjithë kjo shkaktoi panik tek kujdestarët e kësaj Qendre të Mjekësisë.

Rastin për T7, e konfirmuan edhe Policia, të cilët menjëherë pas shpërthimit dolën në vend të ngjarjes.

Ndërkohë, disa lokale në afërsi të QKMF-së, besohet se kanë kapur kryerësit e kësaj vepre në kamerat e sigurisë.

Mirëpo sipas Shkodran Nikçit nga Prokuroria Themelore e Pejës, ende nuk ka ndonjë të arrestuar.

E sipas kryeshefes së Qendres së Mjekësisë Familjare në Pejë, kjo ishte hera e pare që ata u përballen me një gjë të tillë.