Policia jep detaje për rastin e gjuajtjes me armë në Prishtinë

Policia jep detaje për rastin e gjuajtjes me armë në Prishtinë

Kronika January 15, 2020 - 14:39

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur në rrugën “Tahir Zajmi”.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vend ngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Si pasojë e përleshjes fizike në mes të personave të përfshirë në këtë ngjarje, sipas saj, një person ka marr lëndime trupore.