Momenti kur personat e armatosur me eksploziv largohen nga banka TEB

Momenti kur personat e armatosur me eksploziv largohen nga banka TEB

Kronika December 15, 2019 - 11:05

Në mëngjesin e kësaj të diele katër persona të maskuar kanë tentuar të plaçkitin filialën e bankës TEB në Suharekë.

Gazeta Express ka siguruar njw fotografi ku shihen dy persona të maskuar të cilët po largohen nga vendi i ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se sot rreth orës 3:45, të dyshuarit përdorën eksploziv për të thyer derën hyrëse të bankës.

Image