Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Konfiskohen 24 krerë bagëti nga Policia e Kosovës: Ishin pa dokumente

Konfiskohen 24 krerë bagëti nga Policia e Kosovës: Ishin pa dokumente

Kronika December 12, 2019 - 13:41
Detajet

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në një kamion në fshatin Germovë të Vitisë, ka kapur 24 krerë bagëti pa dokumente.

Policia në raportin e saj ka bërë të ditur se dje kanë kapur 24 krerë bagëti pa dokumente, në një kamion të një të dyshuar mashkull shqiptar.

Bagëtitë janë konfiskuar dhe për rastin janë njoftuar njësiti i AVUK.

Më poshtë keni raportin e plotë nga Policia e Kosovës:

Fsh . Germovë-Viti 11.12.2019, 15:00. Njësitë policore gjatë kontrollit në një kamion që e drejtonte i dyshuari mashkull K/Shqiptar kishte 24 krerë bagëti pa dokumente. Me vendim të prokurorit bagëtitë janë konfiskuar dhe është njoftuar njësiti i AVUK.