Arrestohen 27 irakianë, në Shqipëri

Arrestohen 27 irakianë, në Shqipëri

Kronika December 12, 2019 - 13:19
Detajet

Policia e Fierit ka arrestuar 27 shtetas nga Iraku pasi kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Bashkë me ta u arrestua edhe drejtuesi i autobusit që i bartet, S.P., 54 vjeç, banues në Sarandë.  

Të arrestuarit u kapën pas kontrolleve të policisë në akset rrugore Fier-Gjirokastër, Fier-Vlorë dhe Fier-Tiranë. Ata kishin destinacion final vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.