Dy serbë sulmojnë kosovarin në Mitrovicë të Veriut

Dy serbë sulmojnë kosovarin në Mitrovicë të Veriut

Kronika December 11, 2019 - 11:34
Detajet

Një shqiptar është sulmuar fizikisht në pjesën veriore të Mitrovicës.

Rasti në polici është raportuar nga nëna e viktimës..

Ajo ka thënë se djali i saj është sulmuar nga dy persona të panjohur të nacionalitetit serb.

Viktimës iu janë shkaktuar lëndime të lehta trupore  dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.