Dënohet me tri vjet burgim hajni i telefonit

Dënohet me tri vjet burgim hajni i telefonit

Kronika December 10, 2019 - 16:41
Detajet

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim për tre vjet dhe gjobë prej 500 eurosh të akuzuarin që me datë 25.10.2019 në rrugën “Garibaldi” në afërsi të Hotelit Grand në Prishtinë kishte vjedhur nga xhepi i një të dëmtuare telefonin e saj dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar kështu asaj dëm material në vlerë prej 600 euro.

I akuzuari me inicialet G.B nga shkresat që posedon gjykata njihet si recidivist, i cili më herët kishte qenë i dënuar për vepra të ndryshme penale.