Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
Vdes një person të Mitrovicë, rrethanat ende të panjohura

Vdes një person të Mitrovicë, rrethanat ende të panjohura

Kronika December 10, 2019 - 13:01
Detajet

Një person nga Mitrovica ka vdekur të hënën, ndërkaq rrethanat e vdekjes janë ende të panjohura

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Filip Vishnjica në veri të Mitrovicës, ndërkaq policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima është gjetur pa shenja jete në rrethana të panjohura.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thekson raporti.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.