Bie në bunar, ndërron jetë një person nga Skenderaj

Bie në bunar, ndërron jetë një person nga Skenderaj

Kronika December 10, 2019 - 11:31
detaje

Policia e Kosovës njofton se dje në fshatin Izbicë një person me aftësi të kufizuara mentale dyshohet se ka rënë në një pus (bunar) dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Njësitet përkatëse  policore kanë dalë në venin e ngjarjes, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti duke u hetuar