Vjedhje e rëndë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Vjedhje e rëndë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Kronika December 09, 2019 - 20:31
Detaje

Nga hetuesit policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë , sot janë arrestuar dy persona, për të cilin egziston dyshimi i arsyeshëm të jenë te përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Rasti ka ndodhur me datën 12.11.2019 në lagjen Emshir, në Prishtinë, saktësisht në një dyqan, ku janë vjedhur pajisje medicinale në vlerë 40.000 euro. Personat e dyshuar pas arrestimit me autorizim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë në kapjen e personit të tretë të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Hetuesit policor në kuader të ketij aksioni, ka kryer tri bastisje ne tri lokacione ku ka gjetur dhe sekuestruar nje numer të madh të pajisjeve medicinale , 1 karikator, te armes AK 47, 76 fishekë etj. Ky operacion është kryer në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe gjyqtarin e procedurës praparake.