Katër të lënduar në aksident në Kçiq të Mitrovicës

Katër të lënduar në aksident në Kçiq të Mitrovicës

Kronika December 09, 2019 - 18:24
Detaje

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Kçiq.

Si pasojë e këtij aksidenti katër persona janë lënduar.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Rreth orës 16:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor fshati Kçiq. Si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime”- tha Zahiti.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura. Shkaktar i këtij aksidenti besohet se është mosmbajtja e distancës”- shtoi Zahiti.