Sulmohet seksualisht një grua në Ferizaj

Sulmohet seksualisht një grua në Ferizaj

Kronika December 08, 2019 - 13:08
Detaje

Në stacionin policor në Ferizaj, një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në Ferizaj, ku viktima ka njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht nga një person i dyshuar.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, nuk raportohet për të arrestuar lidhur me këtë rast.