Detaje nga aksidenti me fatalitet në Komoran

Detaje nga aksidenti me fatalitet në Komoran

Kronika December 08, 2019 - 13:06
Detaje

Të shtunën në komoran ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku ka humbur jetën një person.

Policia ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën në mëngjesin e të shtunën në magjistralen Komoran-Prishtinë, transmetonZëri.info

“Një aksident trafiku me pasoja fatale ku viktima mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij me targa të Shqipërisë kishte humbë kontrollin mbi veturë dhe kishte goditë një kamion i cili kishte qenë i parkuar në parking të pompës. Si pasoj e aksidentit viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në veturë kishte qenë edhe një pasagjere shtetase e Shqipërisë e cila ka marrë lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë zjarrfikësit dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë./Zëri/