Prishtinë, gruaja aksidentalisht plagos veten me armë

Prishtinë, gruaja aksidentalisht plagos veten me armë

Kronika dhjetor 07, 2019 - 12:37
Detajet

Të premten rreth orës 13:11, një grua në rrugën “Sylejman Jashari”, gjatë pastrimit të shtëpisë ku punon, aksidentalisht ka shkrepur pistoletën dhe ka plagosur vetën.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër fishekë, njofton Klan Kosova.

“Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.