Vdekje e dyshimtë në Graçanaicë

Vdekje e dyshimtë në Graçanaicë

Kronika December 07, 2019 - 12:27
Detajet

Një burrë raportohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Graçanaicë.

Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 09:30, njofton Policia e Kosovës.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, i komunitetit goran. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin për media të PK-së.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet më tej në njoftim.