Durrës, ndërron jetë 36 vjeçari që u godit nga vetura

Durrës, ndërron jetë 36 vjeçari që u godit nga vetura

Kronika December 06, 2019 - 23:48
Detajet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës pasditen e sotme ku mësohet se një 36 vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë.

Autori është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij.

Durrës, Informacion Paraprak

Më datë 06.12.2019, rreth orës 16:47, në lagjen 15, Durrës , një mjet tip “Ford Focus”, ka aksidentuar shtetasin me biçikletë E.H., 36 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe shkakun e aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit te mjetit i cili u largua nga vendngjarja mjenjehere pas aksidentit./Top Channel/