Një person goditet nga kamioni

Një person goditet nga kamioni

Kronika December 06, 2019 - 11:00
Detajet

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një kamion në fshatin Gllarevë të Klinës.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50, teksa viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 08:50. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një këmbësor viktimë. Si pasojë e aksidentit, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, teksa këtë e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor. Me rastin janë duke u marrë njësitë rajonale të trafikut, teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori”, ka bërë të ditur Rugova.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë bërë të ditura.