Tronditëse - Në Fier, vëllai përdhunon motrën e mitur

Tronditëse - Në Fier, vëllai përdhunon motrën e mitur

Kronika December 05, 2019 - 23:13
Detaje

Kjo ngjarje ka shokuar mbarë opinionin publik jo vetëm në fshatin ku ka ndodhur, por edhe gjithë Shqipërinë! Bëhet fjalë për një 19-vjeçar që është identifikuar me incialet S.F e që është banues në fshatin Suk të Roskovecit në Fier.

Mësohet se në datë 3 dhjetor ai ka përdhunuar motrën e tij të mitur 16-vjeçare dhe gjithçka ka ndodhur në banesë. Nuk dihet ende nëse kanë qenë të pranishëm prindërit apo jo, por nga mediat mësohet se i riu është arrestuar me akuzën e përdhunimit të motrës së tij.

Policia po punon për të zbardhur edhe më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje tronditëse!