Dërgohet për obduksion trupi i prokurorit që u gjet i vdekur sot në Prizren

Dërgohet për obduksion trupi i prokurorit që u gjet i vdekur sot në Prizren

Kronika December 05, 2019 - 13:05
Detajet

Pas disa orëve pasi që u gjet i vdekur, trupi i pajetë i ish-prokurorit Agron Matjani është dërguar për obduksion.

T7 momentalisht është duke qëndruar në vend të ngjarjes dhe raporton se trupi i pajetë Matjanit është dërguar për obduksion.

Mëngjesin e ditës së sotme në banesën e tij në Komunën e Prizrenit është gjetur i vdekur ish-prokurori Agron Matjani.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, derisa, informacionin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar policia dhe prokuroria.