Dënimi me burg për ish-ministrin e MAPL-së, reagon Serbia

Dënimi me burg për ish-ministrin e MAPL-së, reagon Serbia

Kronika December 05, 2019 - 12:37
Detajet

Reagimet e para kanë ardhur nga Serbia për dënimin me dy vite burg të shqiptuar ndaj ish-ministrit të MAPL-së, Ivan Todosijeviq.

Ky i fundit u dënua me dy vite burg për shkak të deklaratave fyese ndaj masakrës së Reçakut, shkruan lajmi.net.

E ndaj këtij vendimi ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sipas tij, gjyqësori i Prishtinës zyrtarisht ka pezulluar të gjitha të drejtat e popullit serb në Kosovë për lirinë e mendimit dhe të fjalës.

“Ne jemi të gjithë Ivan Todosijeviq,” tha Gjuriq në një deklaratë me shkrim dërguar mediave.