Greqi, 22 vjeçarja greke qëllon disa herë me thikë të riun shqiptar

Greqi, 22 vjeçarja greke qëllon disa herë me thikë të riun shqiptar

Kronika December 04, 2019 - 23:36
Detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Heraklion të Greqisë, menjëherë pas orës 15:00.

Një grua 22 vjeçare greke ka goditur me thikë disa herë një burrë 26 vjeçar me origjinë shqiptare.

Mediat greke shkruajnë se gruaja është e njohur për policinë si përdoruese e lëndëve narkotike, ndërsa ka dyshime edhe shqiptari është konsumator.


Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Burri u transportua me ambulancë për në spital, fatmirësisht pa rrezik për jetën, ndërsa 22 vjeçarja u arrestua nga policia.

Policia është gjithashtu në zonë për të përcaktuar kushtet e sakta që çuan në plagosjen e të riut.