Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

Kronika nëntor 22, 2019 - 15:14
Detajet

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi, i kërkuar për veprën penale “mashtrim”. Bëhet fjalë për 54 vjeçarin, Naser Osmanaj nga Prekalla e Istogut, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se ka siguruar autorizimin për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Ai po kërkohet nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në komunikatë. 

Image