'Hallakamë' në Rahovec, rrahje e gjuajtje me armë në pikë të mëngjesit

'Hallakamë' në Rahovec, rrahje e gjuajtje me armë në pikë të mëngjesit

Kronika November 22, 2019 - 12:32
Detajet

Një mosmarrëveshje që ndodhi dje në Rahovec rezultoi edhe në të shtëna me armë zjarri.

Për rastin Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin tjetër, janë rrahur mes vete, shkruan lajmi.net.

I dyshuari i katërt në këtë rast është ende në arrati, teksa dyshohet se njëri nga të arrestuarit ka shtënë edhe me armë zjarri.

Në vendin ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është në procedurë.

Rasti ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit.