Pesë persona të maskuar e rrahin viktimën në Mitrovicë

Pesë persona të maskuar e rrahin viktimën në Mitrovicë

Kronika November 22, 2019 - 12:16
detajet

Një incident misterioz ka ndodhur dje në komunën e Mitrovicës.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka treguar se një person i gjinisë mashkullore është sulmuar fizikisht nga pesë persona, shkruan lajmi.net.

Nga ajo që thuhet në raport, sulmuesit e viktimës ishin që të gjithë të maskuar.

Motivi i ngjarjes nuk dihet, teksa viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar.