Grushte policit, arrestohet 43 vjeçari në Berat

Grushte policit, arrestohet 43 vjeçari në Berat

Kronika November 22, 2019 - 10:23
Detajet

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.N., 43 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, i dënuar më parë për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Ndërtim pa leje”.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Uznovë, për shkak të detyrës ka goditur me grushte punonjësin e policisë H.M.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.K., 48 vjeç, banues në lagjen ”Uznovë”, Berat pasi kundërshtoi punonjësin e policisë të lartpërmendura.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Goditje për shkak të detyrës”, për shtetasin G.N dhe “Kundështim ndaj punonjësve të policisë”, për shtetasin A.K./TCh/