Policia e Kosovës shpall në kërkim dy persona të dyshuar në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Policia e Kosovës shpall në kërkim dy persona të dyshuar në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Kronika November 21, 2019 - 14:08
Detajet

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) njofton se është duke hetuar rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Sipas njoftimit për media, me autorizim të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës publikon fotografitë e dy personave të dyshuar për rastin ‘vrasje’ të datës 16/01/2018 në Mitrovicën e Veriut.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për personat e dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës përmes numrit konfidencial të telefonit 080019999, adresën elektronike [email protected] ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera sipas Policisë, publikimi i këtyre fotografive bëhet me qëllim të identifikimit nga ana e qytetarëve, të cilët mund të na ndihmojnë rreth identitetit të këtyre personave të dyshuar.

Shikoni fotografinë KETU