Tre policë nën hetim, korruptoheshin me ushqim falas në restorant

Tre policë nën hetim, korruptoheshin me ushqim falas në restorant

Kronika November 21, 2019 - 11:34
Detajet

Tre policë janë vënë nën hetim pasi ka dyshime se kanë njoftuar pronarët e restoranteve dhe të akulloreve për kontrollet e papritura nga inspektorati dhe si shpërblim kanë marrë ushqime dhe akullore falas.

Bëhet fjalë për disa restorante dhe dyqane të akulloreve më të njohura të Romës, pranë Shatërvanit Trevi dhe Shkallëve Spanjolle, ku numri i turistëve është shumë i lartë.

Policët dyshohen se kanë mbyllur njërin sy kur ka pasur parregullsi dhe kanë informuar paraprakisht për kontrollet e befta nga inspektorati i higjienës, duke u kursyer pronarëve gjoba të mëdha.