SHSKUK dënon sulmin ndaj doktorit Bujar Gashi

SHSKUK dënon sulmin ndaj doktorit Bujar Gashi

Kronika November 20, 2019 - 13:54
Detajet

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka dënuar sulmin fizik që iu bë në vendin e punës Dr. Bujar Gashit, nga një pacient.

SHSKUK thonë se janë njoftuar nga Klinika e Emergjencës dhe Ortopedisë për sulmin që iu bë doktorit, derisa ai po ofronte shërbime kujdestarie.“SHSKUK dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj mjekut, e quan akt të turpshëm dhe qyqar, ndërkaq fton organet kompetente të merren me rastin.

I shqetësuar me incidentin e mbrëmshëm, kolegjiumi i Klinikës së Ortopedisë ka kërkuar hetim të shpejtë, duke theksuar se dhuna nuk duhet dhe nuk mund të përdoret si mjet i shprehjes së pakënaqësive”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.