Ky është 33 vjeçari nga Peja që u godit për vdekje me thikë në Itali

Ky është 33 vjeçari nga Peja që u godit për vdekje me thikë në Itali

Kronika nëntor 20, 2019 - 12:11
Lexoni detajet!

33 vjeçari nga Peja, Gzonit Kelmendi, është kosovari i cili ka mbetur i vdekur nga një tunizian në Itali, shkruan Gazeta Metro.

Natën e diel(17 nëntor), Gzonit Kelmendi kishte dalur në një lokal të Firenzes pas mesnatës, por aj lokal ka rezultuar të jetë fatal për të, shkruan Gazeta Metro.

Një tunizian i cili ishte brenda lokalit, ka filluar sherrin me Kelmendin nga Peja, por përplasja fizike e cila kishte nisur ishte ndalur nga punëtorët e lokalit.

Por, për tunizianin ky sherr nuk kishte mbaruar me kaq, ai kishte shkuar në banesën e tij dhe kishte marr një thikë, ku e priste 33 vjeçarin nga Peja në rrugë dhe e sulmoi brutalisht duke e mbytur.

Goditja nga ai kishte qenë në fyt dhe në pjesët e trupit, goditje këto që ishin shumë të rënda.

Kujtojmë se Gzonit Kelmendi vjen nga Peja dhe kishte shkuar në Pejë që të punonte sikurse shumë kosovarë të tjerë që gjenden jashtë vendi.