Policia sekuestron municion, thika e elektroshokë në tregun e Suharekës

Policia sekuestron municion, thika e elektroshokë në tregun e Suharekës

Kronika November 19, 2019 - 14:48
Detajet

Policia dhe inspektorët komunalë në Prizren kanë kontrolluar tregun e gjelbër në Suharekë dhe kanë sekuestruar shufra të metalit, municion, thika e pajisje të armëve

Përmes një komunikate, policia ka bërë të ditur se për këtë aksion ishte njoftuar edhe prokuroria.

“Sektori i hetimeve në Stacionin Policor në Suharekë, pas pranimit të një informacioni se në tregun e gjelbër janë duke u shitur pajisje dhe gjësende të palejuara, gjatë një aktiviteti të realizuar së bashku me inspektorët komunalë dhe me njoftimin e prokurorit kujdestar, ka gjetur dhe ka sekuestruar: 5 shufra të metalit, 6 elektroshokë, 14 pako municion të pushkëve ajrore, 1 dylbi (të armës së zjarrit), 47 thika, 16 boksa të metalit, 6 pajisje për mirëmbajtje të armëve, 4 këllëf për shufër, 27 këllëf të armës, 7 këllëf për municion të pushkës së gjuetisë”, theksohet në komunikatë.

“I dyshimti F. H. i lindur në vitin 1983, i cili ishte në posedim të këtyre pajisjeve, është proceduar në mënyrë të rregullt sipas urdhrit të prokurorit dhe me rastin po merren hetimet e Stacionit Policor në Suharekë”, thekson policia.