Kapet autobusi kosovar me afër 120 kilogram drogë në Hungari (Foto)

Kapet autobusi kosovar me afër 120 kilogram drogë në Hungari (Foto)

Kronika nëntor 18, 2019 - 22:01
Detajet

Dy shoferët kosovarë të arrestuar nga policia hungareze pasi që iu ishte gjendur drogë në autobusin e tyre, kishin fshehur atë në mes të karrigeve të udhëtarëve.

Sipas burimeve të Gazetës Insajderit kishin qenë rreth 120 kilogram drogë, derisa bëhet fjalë për kompanis “Fadili Tours”.

Shoferët e kësaj kompanie me inicialet A.H dhe F.H nga Podujeva janë arrestuar nga policia hungareze në mëngjesin e së shtunës.

Kjo linjë e autobusit ishte nisur nga Prizreni ku desitancion e kishte Hamburgun. Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktoj me kompaninë mirëpo nuk e kanë qenë të qasshëm.

Image
Image