Rasti “Syri i Popullit” mund të përfundojë këtë vit

Rasti “Syri i Popullit” mund të përfundojë këtë vit

Kronika November 16, 2019 - 20:23
Detajet

Rasti i “Syri i Popullit” pritet të përfundoj këtë vit. Kështu të paktën për T7 ka konfirmuar Prokurori Sylë Hoxha.  Të njoftuar për seancat e këtij rasti janë edhe avokatët mbrojtës, të cilët thonë se ky proces është i montuar. Avokatët mbrojtës thonë se gjithë ky proces gjyqësor është i montuar dhe se do të dëshmohet pafajësia e të akuzuarve

Pak ishte dëgjuar për organizatën “Syri i Popullit”.

Ky emër doli në publik tek pasi arrestimit të Murat Jasharit, ditën kur kreu një atentat ndaj avoakatit Azem Vllasi.

E pas arrestimit të tij, në shesh dolën edhe disa persona të tjerë për të cilët Prokuroria Speciale thotë se ka prova si i përkasin kësaj organizate.

Bëhet fjalë për anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabajën,  Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Toplana.

Ndaj tyre Prokuroria Speciale edhe ka ngritur aktakuzë, ku i ngarkon me vepra të rënda penale deri tek përgatitja e veprave terroriste e kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Madje, sipas aktakuzës kjo organizatë planifikonte atentate edhe ndaj krerëve të shtetit, bile kishin hartuar edhe një listë ku përfshihej Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeu i LDK-së Isa Mustafa, Kreu i PDK-së Kadri Veseli, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, e shumë figura të tjera të njohura në Kosovë.

Procesi gjyqësor për këtë rast ka nisur tash e sa kohë.

Ndërsa, tani duket se ky gjykim po shkon drejt fundit.

Prokurori i rastit Sylë Hoxha, thotë se ka gjasa që ky rast të kryhet edhe brenda këtij viti.

“Ne i kemi datat e caktume me 12 dhe 13 dhjetor. Janë të caktuara dy seanca. Aty nuk kryet por të paktën ndonjë seancë duhet me u majtë. Ka gjasa edhe këtë vit me përfundu pse jo. Varet nga Gjykata sa seanca mujnë me u caktu”, ka thënë Sylë Hoxha.

Për caktimin e seancave janë të njoftuar edhe avokatët mbrojtës.

Por, avokati i Sadri Rambajës, Ramiz Krasniqi, thotë se gjithë ky proces gjyqësor është i montuar dhe se kjo do të dëshmohet në fund.

“Prova të rëndësishme nuk ka pasë, absolutisht nuk ka pasë. Bile unë mund të flas për Sadri Ramabajën, i cili me asnjë provë të vetme nuk mund të dëshmohet qe ka të bëjë me këtë çështje penale, ai është viktimë e profesionit te tij, është viktime e titullit akademik, është viktimë pse i përket LVV’së dhe viktimë e plasaritjeve të mëhershme që kanë ndodhur ne LKP”, thotë Ramiz Krasniqi, avokat i Sadri Ramabajës.

Në këtë rast gjyqësor ka dëshmuar edhe vet Azem Vallasi, që ishte plagosur nga Murat Jashari në vitin 2017.

Tani përfaqësuesi i tij ligjor, thotë se klienti i tij u kishte dhënë një mundësi të akuzuarve.

“Pala ime që në fillim të këtij procesi i ka bërë ofertë të akuzuarve posaçërisht Murat Jasharit se po që se tregon se nga kush është shtyer ta ekzekutojë Azem Vllasin, atëherë Azem Vllasi nuk do t’i bashkangjitet ndjekjes penale, dhe njëkohësisht do ta tërheqë edhe padinë që e ka bërë për kompenzim dëmi ndaj Syri i Popullit. Mendoj që vetë prova është Murat Jashari pasi ka tentuar të ekzekutojë në derë të banesës se tij. Pastaj është gjetur edhe revolja me te cilën e ka kryer veprën”, ka thënë Nasuf Hasani, avokati i Azem Vllasit.

Në këtë proces gjyqësor ka dëshmuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ish kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Madje në këto seanca ka pasur tensione të mëdha mes dëshmitarëve e disa të akuzuarve në këtë rast.