Aksident i rëndë, vdes një grua

Aksident i rëndë, vdes një grua

Kronika November 16, 2019 - 18:19
Lexoni detajet

Mbrëmjen e sotme një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Kamëz.

Mësohet se viktimë ka mbetur një grua, 35- vjeçare me iniciale P.A, e cila ishte këmbësore.

“Rreth orës 17:35 në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me Bulevardin “Blu” automjeti me drejtuese shtetasen B.D, ka përplasur këmbësoren P. A.,35 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja P. A ka ndërruar jetë.

Shtetasja B. D është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.