Vdes i aksidentuari në Sibovc të Podujevës

Vdes i aksidentuari në Sibovc të Podujevës

Kronika November 16, 2019 - 12:29
Detajet

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka treguar se mbrëmë rreth orës 18:25 ka vdekur i aksidentuari nga aksidenti i datës 8 Nëntor në Sibovc të Podujevës.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima në momentin kur kishte ndodhur aksidenti, kishte qenë si këmbësorë.

“Lidhur me rastin e datës së lartcekur, si pasojë e aksidentit, viktima mashkull K/Shqiptar –këmbësor i lënduar rëndë nga dita e aksidentit e deri më sot gjendej në repartin inteziv në QKUK-së Prishtinë.  Më datë 15.11.2019 rreth orës 18:25 është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar ka vdekur në QKUK-së”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion./Express