15 sirianë e kurdë kapen në Kukës, destinacion e kishin Kosovën
Kronika
November 15, 2019 - 14:34
Detajet
Policia shqiptare ka ndaluar 15 klandestinë të ikur nga zonat e luftës që destinacion kishin Kosovën.
Siç njoftohet nga Policia e Kukësit, të ndaluarit kishin shtetësi kurde dhe siriane, shkruan lajmi.net.
Ata u kapën tek Ura e Drinit të Zi mbrëmjen e djeshme, teksa në mesin e tyre janë katër gra e fëmijë.
Aktualisht ata janë duke u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës.
Kujtojmë, se Kosova kishte kthyer nga zonat e luftës 110 kosovarë, ish-pjesëtarë të ISIS-it dhe gra e fëmijë që kishin shkuar atje pa dëshirën e tyre.
Madje për disa nga të cilët janë siguruar prova të mjaftueshme, prokuroria ka ngritur edhe aktakuzë.