
Detaje të reja: Si u gjet Remzije Mustafa pas më shumë se një jave?
Kronika
nëntor 14, 2019 - 21:16
Lexoni detajet!
Një anëtar i familjes i ka thënë se Remzije Mustafa, e zhdukur për më shumë se një javë, është gjetur para pak çastesh.
Familjari i Mustafës tregon se ajo është gjetur afër banesës dhe është mirë me shëndet.
“Është gjetur shëndoshë e mirë. Është parë duke ardhur në banesë, këtu afër Bregut të Diellit. Dikush e ka pa dhe e ka sjellë në banesë”, ka thënë familjari i Mustafës.
Ky familjar thotë se ajo ka ardhur në gjendje të mirë, por akoma nuk e dinë se ku ka qëndruar.
“Sapo ka ardhur. Tash këtu është edhe policia. Nuk e kemi pyetur akoma se ku ka qëndruar sepse nuk duam ta traumatizojmë”, ka thënë ai për Express.