Tifozët e kryeqytetit 'Plisat' fillojnë kërkimin e Remzije Mustafës

Tifozët e kryeqytetit 'Plisat' fillojnë kërkimin e Remzije Mustafës

Kronika November 14, 2019 - 16:58
Detajet

Prej disa ditësh, është raportuar e zhdukur Remzije Mustafa. Edhe pse kërkimet për të janë intensifikuar, familjarët vazhdojnë të mos e dijnë vendndodhjen e saj. Një nismë për kërkimin e Remzijes kanë marrë edhe tifo grupi “Plisat”

Përmes një shkrimi në Facebook, “Plisat” kanë shkruar se janë organizuar t’i dalin në ndihmë familjes së Remzije Mustafës në gjetjen e saj.

“I bëjmë ftesë të gjithë Plisave si dhe qytetarëve të Prishtinës e te fshatërave përreth që të fillojnë të kërkojnë në rrethinën e lagjeve e vendbanimeve të tyre, ndërsa organizimin për kërkimin e madh do ta bëjmë të shtunën. Takohemi prej orës 12:00 në fan club tek sheshi Zahir Pajaziti, ndërsa prej orës 13:00 nisemi të shpërndarë në terren”, kanë shkruar “Plisat” në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Plisave:

Gëzimi i njërit prej nesh është gëzim i të gjithë neve, ashtu si edhe halli i njërit prej nesh është hall i të gjithë neve!

Ka disa ditë që qyteti ynë është tronditur nga lajmi se zonja Remzije Mustafa ka humbur! Ngjarjen e kanë lajmëruar fëmijët e zonjës Remzije ndërsa të gjithë ne e ndajmë dhimbjen me ta.

Me këtë rast, ne si grup i tifozëve të kryeqytetit, jemi organizuar që të dalim në ndihmë të familjes dhe ta kërkojmë zonjën Remzije nëpër lagjet dhe fshatërat e Prishtinës.

I bëjmë ftesë të gjithë Plisave si dhe qytetarëve të Prishtinës e te fshatërave përreth që të fillojnë të kërkojnë në rrethinën e lagjeve e vendbanimeve të tyre, ndërsa organizimin për kërkimin e madh do ta bëjmë të shtunën. Takohemi prej orës 12:00 në fan club tek sheshi Zahir Pajaziti, ndërsa prej orës 13:00 nisemi të shpërndarë në terren.

Në situata të vështira duhet të jemi të gjithë bashkë – Plisat në shërbim të qytetit e popullit !!