Aksident i rëndë në Vushtrri, numër i madh i të lënduarve

Aksident i rëndë në Vushtrri, numër i madh i të lënduarve

Kronika November 14, 2019 - 09:42
Detajet

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Nadakoc, të Komunës së Vushtrrisë, shkruan Gazeta Blic.

Sipas raportit policor, thuhet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një furgon, teksa kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Të lënduarit, kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.