Momenti kur Policia e Kosovës arreston një person në zebra

Momenti kur Policia e Kosovës arreston një person në zebra

Kronika November 13, 2019 - 09:52
Detajet

Policia shumë shpesh del në vendkalimin e rregulluar për këmbësorë (zebra) në vende të ndryshe për të rregulluar qarkullimin e komunikacionit në pjesë të ndryshme të Prishtinës.

E ata shihen shumë shpesh në lagjen “Lakrishtë”.

Me qëllim të mos krijimit të ngarkesës së madhe në trafik, Policia të mërkurën po kryente kontrollet e përditshme aty, të cilët po jepnin urdhra për ndalimin dhe qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Por një person ka vendosur të mos u bindet urdhrave të zyrtarëve policorë.

Në i ri është arrestuar sot nga Policia pasi që nuk iu bind urdhrave të tyre, që të ndalet para vendkalimit të këmbësorëve derisa të lëvizin automjetet.