Arrestohet njëri nga pjesëtarët e bandës së 'Llepotës'

Arrestohet njëri nga pjesëtarët e bandës së 'Llepotës'

Kronika November 13, 2019 - 09:24
Detajet

Mbrëmë në lagjen Kolovicë të Prishtinës është arrestuar Festim Krasniqi, pjesëtar i grupit të Astrit Mehmetit i njohur si “Llepota”.

Festim Krasniqi është djali i axhës së Kushtrimit Krasniqit, i dyshuar për gjuajtje me armë të shtunën në “Duplex”.

Burime nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për Gazetën Insajderi se arrestimi është kryer pas hetimeve dhe vëzhgimit nga afër të pjesëtareve të kësaj bande të rrezikshme. Ndërkohe në arrati vazhdojnë të mbeten edhe disa të tjerë.

Në pamjet që kanë dalë nga kamerat e sigurisë së “Duplexit”, shihet se i dyshuari Astrit Mehmeti me shoqëruesit e tij, njëherë janë fjalosur me sigurimin. Pas disa sekondash që ata shtyhen ndërmjet vete, i dyshuari Mehmeti, me revole gjuan drejt këmbëve të sigurimit. Pastaj njërit nga ta, Mehmeti, i afrohet edhe e godet me shqelma dhe grushte. Pas kësaj, afrohen edhe të tjerët të cilët shtyhen mes vete, derisa grupi i Llapotës, largohen nga vendi i ngjarjes, pasi që edhe sigurimi i “Duplexit” nis të gjuaj me armë zjarri.