Të rinjtë në Prishtinë dalin ta kërkojnë nënën e zhdukur

Të rinjtë në Prishtinë dalin ta kërkojnë nënën e zhdukur

Kronika November 12, 2019 - 20:07
Detajet

Stafi i “Marakli t’kerreve” dhe një grup të rinjsh nga Prishtina kanë marrë një iniciativë për gjetjen e të zhdukurës, Remzije Mustafa.

Momentalisht një grup është në Ulpianë nga edhe kanë filluar kërkimin, teksa kanë ftuar që atyre të iu bashkohen edhe qytetarë të tjerë.

Kujtojmë që Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke vazhduar kërkimet për Remzije Mustafën, e raportuar e zhdukur që  nga 7 nëntori i këtij viti.

Që nga dita e raportimit për të zhdukur, deri  më tani, njësitet policore të hetimeve kanë marrë një varg veprimesh të cilat ende nuk kanë rezultuar me gjetjen e personit në fjalë, e lindur më 1960-të.