E tmerrshme: Ja si rrihet vajza në mes të rrugës

E tmerrshme: Ja si rrihet vajza në mes të rrugës

Kronika November 11, 2019 - 22:02
Detajet

Në rubrikën “Hitparade e Absurdit shqiptar” ka mbërritur një video në të cilën dy djem shfaqen duke dhunuar një vajzë në mes të rrugës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Urën e Institutit në Tiranë dhe pamjet u regjistruan nga një qytetar.

Pamjet tregojnë se një prej djemve e godet vajzën në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa tjetri qëndron duarkryq. Vajza tenton të mbrohet, por pa sukses.

Pavarësisht se pranë kalojnë automjete të shumta, askush nuk shihet të ndalojë për t’i ardhur në ndihmë vajzës në fjalë.