Prokurorja në Pejë kërcënohet nëpërmjet telefonit

Prokurorja në Pejë kërcënohet nëpërmjet telefonit

Kronika November 11, 2019 - 12:38
Detajet

Të dielën në Pejë, një person ka kanosur përmes telefonit një prokurore dhe policinë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se një i dyshuar, i prezantuar si vëlla i një viktime të dhunës në familje, nëpërmes telefonit nga një shtet i huaj ka kanosur një prokurore por edhe Policinë e Kosovës.

Rasti është raportuar në Pejë gjatë së dielës ndërkaq në lidhje me këtë rast është lajmëruar edhe prokurori ndërkaq hetimet po vazhdojnë.