Arrestohen tre persona për ‘vjedhje të rëndë’ në Malishevë

Arrestohen tre persona për ‘vjedhje të rëndë’ në Malishevë

Kronika November 11, 2019 - 11:36
detajet

Policia Rajonale e Gjakovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona lidhur me një rast vjedhje të rëndë të ndodhur në një dyqan në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë të ditur se personat e arrestuar për këtë rast janë: S. K. -49 vjeçar, F. P- 45 vjeçar, K. H. – 34 vjeçar

“Personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen”, thuhet në komunikatë.

Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit: një automjet të tipit Passat, para në vlerë 377.76 euro, 50 denarë, 2 shalle të zinj, 2 kapela të zeza, 2 palë dorëza pune, 2 kaçavida dhe 6 mbushje të telefonit.